Pjerin Logoreci - Portret

Biografi

Pjerin Logoreci lindi në qytetin e Shkodrës më 24 Shkurt 1955. Ai është djali i ekonomistit të njohur "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" Kolë Logoreci dhe aktores së madhe të skenës dhe ekranit shqiptar, "Artistes së Popullit" Marie Logoreci. Trashëgimia e tij familjare lidhet ngushtë me kulturën shqiptare, duke qenë gjithashtu nipi i gjuhëtarit dhe "Mësuesit të Popullit", Mati Logoreci.

Pasi kreu arsimin fillor dhe të mesëm në Tiranë, ai ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve të tij aktive në Shqipëri, Pjerini dha kontributin e tij në disa gjini të artit, duke marre pjesë si autor i shumë teksteve të këngëve në Festivalet e Këngës në RTSH (Festivalet 18, 20, 21, 22 dhe 24), si dhe botoi poezi, kritikë e bëri intervista në shtypin e kohës. Gjithashtu ai organizoi aktivitete kulturore si dhe shkroi një skenar për film të animuar që u realizua nga "Kinostudio Shqipëria e Re".

Në vitin 1994, ai themeloi Shtëpinë Botuese "Logoreci". Megjithëse në pak vite aktivitet, aty u botuan mbi 100 tituj, duke përfshirë botime të autorëve shqiptarë si dhe autorë të njohur nga letërsia botërore.

Prej vitit 2000, Pjerin Logoreci jeton dhe punon në Florida, SHBA. Gjatë këtyre viteve, ai shkroi një skenar për film artistik si dhe realizoi dy dokumentarë. Në vitet e fundit ai është fokusuar në fushën e stereoskopisë, duke krijuar projekte unike si "Troje shqiptare në 3D" dhe Videon 3D "Lejleku", që sjellin trashëgiminë shqiptare përmes teknologjisë moderne vizuale.

Veprat kryesore:

  • • Bleta e vogël - Skenarët e filmit (liber)
  • • Yesterday's Road (Rruga e djeshme) (liber)
  • • Bazat e krijimit të filmit (liber)
  • • Marie Logoreci (Album Monografik)
  • • Divat e Teatrit Kombëtar (Album)
  • • Troje shqiptare në 3D (Album Stereoskopik)
  • • Bleta e vogël (1985) film animacion
  • • Marie Logoreci (2015) film dokumentar
  • • Shqipëria në filmin e huaj (2024) film dokumentar